Rozana Radi: Kam dalë me pizhame në një nga clubet më famoze në Tiranë, çudia më e madhe…

Të ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, vetëm një ditë para Krishtlindjes kanë qenë Rozana Radi, zv.ministrja e Arsimit Bora Muzhaqi, Sara Kalemi, Drini Zeqo, Cubi Metkaj dhe Eraldo Rexho. Ata kanë realizuar në pizhama parti, të veshur të gjithë me pizhame me motive festash. Të pyetur nga moderatorja Orinda Huta nëse kanë dalë në ndonjë vend të veshur me pizhame, Rozana Radi ka thënë se ajo ka shkuar në një club të famshëm në Tiranë me pizhame së bashku me shoqet e saj.

Rozana Radi: Televizioni gënjeshtër e madhe, të dalësh me pizhame në club është çudia e madhe…Orinda Huta: Keni dalë ndonjë vend me pizhame?

Rozana Radi: Kam dalë unë në një nga lokalet më famoze të Tiranës, para 10 vitesh, kam qenë së bashku me Jonida Aliçkollin dhe me disa shoqet tona, bëmë një pizhama parti në shtëpi, shkuam në një club të Tiranës edhe kemi fotografitë më të bukura të asaj kohe. Pizhamet nuk i kam patur gjë.

Drini Zeqo: Po pizhamet si ishin e mban mend?

Rozana Radi: I mbaj mend, Eraldo, po fillove pastaj do të të gjejë belaja.

Drini Zeqo: Eraldo duhet t’i ketë këto fotot ëë? Ai ka arkivin për çdo gjë.

Eraldo Hoxha: Unë doja të sqaroja kontekstin e pyetjes. A keni dalë diku në televizor, jo nëpër lagje.

Rozana Radi: Televizioni është një gënjeshtër e madhe që t’i mund të dalësh me pizhama dhe nuk është ndonjë gjë e madhe por të dalësh në një club është çudia edhe më e madhe. Kaq kisha për ty dhe e mbyllim bisedën bashkë. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share