Roth: Ndryshimet Kushtetuese të dhimbshme, por të nevojshme

“MË TEPËR ANGAZHIM NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT DHE PAVARËSIM TË GJYQËSORIT”

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, Mihael Rot, ka porositur sot aktorët politik në vend që të japin maksimumin për hapjen e negociatave për anëtarësim e vendit në BE.

Ai tha se, nevojitet angazhim më i madh në luftën kundër korrupsionit dhe se reformat e domosdoshme nuk janë detyrë vetëm e Qeverisë por, edhe e deputetëve.

“Ndryshimet kushtetuese ndoshta janë të dhimbshme për disa kolegë, por ato janë të nevojshme. Nevojitet më shumë ambicie për negociatat qasëse dhe mos harroni, Maqedonia e Veriut luan një rol të shumë të rëndësishme si një shtet multietnik, multireligjioz dhe multikulturor. Do të doja t’i motivojë kolegët e mi këtu se, ia vlen të angazhohen më tepër në luftën kundër korrupsionit, pavarësimit të gjyqësorit, përforcimit të së drejtës dhe kulturës demokratike në vend” – tha Mihael Rot, kryetari i komisionit të punëve të jashtme në Bundestag.

I pyetur rreth ndryshimeve të fundit të Kodit Penal, Rot tha se, ai nuk komenton situatën konkretet, por deklaroi se, lufta kundër korrupsionit është kyçe për anëtarësim në BE.

“Tani nuk është koha për shantazhe ndaj njëri tjetri, ka pritje të qarta nga BE, sepse para së gjithash, ne jeni union i vlerave të përbashkëta, tregut të përbashkët dhe të gjitha vendet që duan të kyçen në BE duhet ta vazhdojnë luftën kundër korrupsionit. Nuk dua të hyj në detaje, dëgjova disa spekulime për amnisti. Mendoj se politikanët këtu duhet të vendosin për atë” – tha Rot.

Rot shtoi se, pavarësisht faktit që BE momentalisht është e preokupuar me luftën në Ukrainë, nuk e ka harruar rolin e rëndësishëm që luajnë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë, në ardhmërinë e Evropës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share