Arabia Saudite ka filluar të shndërrohet në një vend ku shumë yje po shkojnë të luajnë.
Pas Ronaldos, së fundmi edhe Benzema dhe Kante kanë zgjedhur të luajnë atje, në klubin Al-Ittihad.
Ardhjen e ish-bashkëlojtarit e ka komentuar edhe Cristiano Ronaldo.
“Unë e dija tashmë se të shkosh në Arabinë Saudite do të ‘hapte kutinë’. Nuk gabova. Jam i sigurt se pas dy ose tre vjetësh do të jetë një nga ligat më të rëndësishme në botë. Benzema tani ka ardhur. Kur ka kompetencë, tregu përfiton. Le të vijnë të gjithë yjet“, tha Ronaldo
Ai ka treguar edhe planet e tij për publikun, duke zbuluar edhe se kur do të pensionohet.
“Do të doja të kisha klubin tim. Unë kam qenë gjithmonë një person shumë i vendosur dhe shumë profesionist. Shëndeti nuk është gjithçka, por gjithçka nuk ka asgjë pa shëndet. Unë jam tashmë në fund të karrierës sime, do të luaj më së shumti dy ose tre vjet”. shtoi ai në fund.