Tre javët e mbetura vendimtare për sezonin
Shpresat e Cristiano Ronaldos për ta mbyllur me trofe në Arabi mbeten të gjalla. Portugezi dha kontributin e duhur në fitoren 2-0 që Al Nassr shënoi ndaj Al Tai, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ronaldo ekzekutoi me mjeshtëri nga 11 metërshi për t’i hapur udhë fitores së Al Nassr, që tani shpreson tek titulli kampion në Arabisë Saudite.
Barazimi 2-2 i Al Ittihad me Al Hilal e dërgon në 3 hendekun e pikëve mes dy skuadrave, me skuadrën nga Rijadi që tani duhet të grumbullojë pikë të plota në tre sfidat e ardhshme për të kërcënuar kreun që mbahet nga Ittihad. Goli i 13-të për Ronaldon në 14 sfida të luajtura në kampionat me Al Nassr, pesë prej të cilëve kanë mbërritur nga 11-metërshi.
Një ecuri mjaft e mirë nga ana e 38-vjeçarit portugez, që pavarësisht se mbërriti në Arabi në merkaton e janarit ka qënë vendimtar për skuadrën. Ronaldo gjendet në vendin e pestë në garën e golashënuesve, distancuar me 7 realizime nga Hamdallah i Al Ittihad, që duket se po shkon i qetë drejt trofeut individual të Këpucës së Artë.
Klan News