Cristiano Ronaldo ka marrë një tjetër ofertë nga Arabia Saudite teksa gara për transferimin e tij po intensifikohet.
Karriera e portugezit është në një udhëkryq pasi Manchester United vendosi ta lirojë atë nga kontrata e tij para kohe.
Vetëm disa ditë pas rikthimit në treg, ai është përmbytur me oferta, me klubet e Arabisë Saudite veçanërisht të interesuara për shërbimet e tij.
Al-Nassr ishte i pari që deklaroi një interes dhe tani raportohet se Al-Hilal gjithashtu po hyn në garë për nënshkrimin e tij. Ronaldo tha se ai refuzoi një transferim në vendin e Lindjes së Mesme në verë, i cili ishte me vlerë 305 milionë funte për dy vjet.
Në atë kohë, Ronaldo ishte i bindur se donte të qëndronte në Evropë në një klub të nivelit të lartë, në mënyrë që të mund të çonte më tej trashëgiminë e tij në Ligën e Kampionëve, por Al-Hilal nuk janë dorëzuar. Ata thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë ofertë marramendëse për Ronaldon dhe do të përpiqeshin të transferonin ish-sulmuesin e United, Odion Ighalo.
Ministri i Sportit i Arabisë Saudite, Princi Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, ka qenë i hapur për përpjekjet e vendit për të nënshkruar me lojtarë të klasit botëror.
“Kush nuk do të donte që ai të luante në ligën e tyre? Ai është një model për shumë lojtarë të rinj – ai dhe Lionel Messi”, tha Princi Abdulaziz.
Arabia Saudite po përpiqet të përdorë pasurinë e madhe të vendit të tyre për të investuar në futboll. Fondi i Investimeve Publike të vendit bleu Newcastle në fillim të këtij viti dhe synon të vazhdojë të bëjë bujë në futboll, shkruan Mirror, përcjell Klankosova.tv.
Princi Abdulaziz tha se nëse është e mundur, ata do të dëshironin të transferonin Ronaldon dhe yllin e Paris Saint-Germain, Messin.
“Kjo do të sillte përfitimi shumë për sa i përket turizmit për mbretërinë. Nëse munden, do të doja t’i shihja që të dy të luajnë në ligën saudite”, tha ai.