Ronaldo dhe Messi më të ndjekurit

Icardi kalon Mbappe për shikueshmëri

Edhe pse janë larguar nga futbolli elitar, nga garat e forta dhe ndeshjet mnë të rëndësishme, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë futbollistët që kanë shikueshmërinë më të lartë të shikueshmërisë.

Jo thjesht në rrjetet sociale, por edhe statistikat dhe paraqitja e tyre në fushë kanë qenë objekt i interest të publikut.

Faqja gjermane e specializuar për merkaton e futbollistëve transfermarkt thotë se Cristiano Ronaldo ka patur më shumë se 42 milionë shikime të profilit të tij. Më 20 gola dhe 9 assist në 18 ndeshje këtë sezon për Al Nassr, portugezi vijon të jetë një nga futbollistët më të mirë të momentit.

Pas tij vjen Lionel Messi. Edhe pse në kampionat ka luajtur 6 ndeshje më një gol dhe dy asist, kapiteni i Argjentinës ka patur 40 milionë vizita në profilin e tij profesional.

Ndjek me afro 25 milionë shikime Erling Haaland një makineri golash dhe një forcë tërheqëse për Manchester City.

Për habinë e të gjithëve në vendin e katërt është Mauro Icardi. Pavarësisht se luan larg kampionateve më të rëndësishëm europian, me 12 gola në 17 ndeshje të luajtura, argjentinasi e ka vendosur veten në një nga futbollistët më interesantë.

Kylian Mbappe është në vendin e pestë edhe pse ka shënuar 18 gola në 16 ndeshje dhe e ardhmja e tij ka më shumë se 6 muaj që uzurpon mendjet dhe bisedat e gjithë tifozëve të futbollit.

Është thuajse gjysma e sezonit futbollistik dhe këta futbollistë pritet të tërheqin më shumë vëmendje në muajt në vazhdim.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share