Ronaldo dështon sërish, Al Nassr “shkëput” kontaktet me kreun

Shpresat e Cristiano Ronaldos për të fituar titullin kampion me Al Nassr kanë marrë një tjetër goditje të fortë. Skuadra arabe zhgënjeu për herë të dytë radhazi, këtë herë duke dështuar të marrin të paktën një pikë nga dueli me Al Hilal. Portugezi nuk ishte në ditën e tij më të mirë, për të mos arritur që ta udhëheq Al Nassr kundër një skuadre cinike dhe tepër të fortë në fushë.

Ighalo ishte ai që bëri diferencën në fushën e lojës, me ish-sulmuesin e Manchester United që u tregua akull i ftohtë në të dy rastet nga pika e bardhë e penalltisë. Nga një gol për secilën pjesë, me Al Nassr që tashmë shikon t’i largohet akoma dhe më shumë objektivit të madh. Humbja e tretë në kampionat për Al Nassr, dy prej të cilave që kur ka mbërritur 38-vjeçari portugez në Arabinë Saudite. Ronaldo me shokë do të kenë në dispozicion edhe 6 javë për të kërcënuar kreun e Al Ittihad.

Deri më tani diferencat janë 3 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar nga Al Nassr. Me këtë dygolësh, Ighalo mori i vetëm edhe kryesimin në garën e golashënuesve, pasi tashmë numëron 18 rrjeta, dy më shumë se Talisca dhe Hamdallah. Ndërkaq, Ronaldos iu ndal festa nga pozicioni i parregullt, me golin që iu anullua. Portugezi nuk shënon prej dy sfidash, duke ngecur në kuotën e 11 golave.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share