Ronaldinho mund Roberto Carlos

Ndeshje bamirësie me yjet e të kaluarës dhe të ditëve të sotme

Një ndeshje spektakli u zhvillua në Orlando ku në fushë zbritën legjenda të futbollit dhe yje të momentit. Të bashkuar me ekipet që për kapitenë kishin Ronaldinho dhe Roberto Carlos argëtuan tifozët, të cilët paguan biletën ku paratë e mbledhura do të shkojnë për bamirësi.

Në fushë pati futbollistë që kanë bërë histori si Rivaldo, Valderrama, Ronaldo, Kluivert, Dida, Cafu, Okocha apo Higuita. Ndërkohë mes lojtarëve të momentit ishin Paulo Dybala apo Vinicius JR.

Në këtë ndeshje nuk munguan edhe pushtimet e fushës, por forcat e sigurisë nuk u treguan të ashpër me ta. Në fund festoi skuadra e Ronaldinho që fitoi me rezultatin 4-3, duke marrë një revansh pas humbjes 12-10 të vitit të kaluar.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share