Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka hequr dorë nga gara presidenciale e vitit 2024 dhe ka mbështetur Donald Trumpin.
Ky njoftim vjen përpara zgjedhjeve paraprake republikane në New Hampshire të kësaj jave. Ligjvënësi konservator tha se ai nuk “e kishte një rrugë të qartë drejt fitores” kur shpalli fundin e fushatës së tij.
Largimi i tij e lë Nikki Haley si rivalin e vetëm të rëndësishëm të Trump.
“Nëse do të mund të bëja diçka për të prodhuar një rezultat të favorshëm – më shumë ndalesa të fushatës, më shumë intervista – do ta bëja”, tha ai, ndërsa përfundoi fushatën e tij shtatëmujore.
DeSantis shtoi se ai po mbështeste Trumpin sepse ishte ” bërë e qartë” se “shumica e votuesve republikanë në zgjedhjet e para duan t’i japin Donald Trumpit një tjetër shans”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.