Ron DeSantis i bashkohet garës për Shtëpinë e Bardhë

GUVERNATORI I FLORIDES DO TE BEHET RIVALI KRYESOR I TRUMP

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për presidencialet e e vitit 2024. Kështu ai do të nisë një përballje me aleatin e tij të dikurshëm, ish-Presidentin Donald Trump, si dhe do të të duhet të tërheqë votuesit. Një sondazh i Reuters/Ipsos tregon se Trump mbështetet nga 49% e republikanëve dhe DeSantis 19%.

Ashtu sikurse e kishte paralajmëruar, gurvenatori i Floridës Ron DeSantis ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për president në 2024 .

Kandidatura e tij DeSantis ishte menduar që të shpallej në Tëitter por për shkak të një defekti teknik mijëra përdorues nuk arritën që t’a shikonin atë. Megjithatë më pas në një video me flamurin amerikan ai konfirmoi pjesmarrjen e tij në presidencialet e 2024.

Kemi nevojë për guximin për të udhëhequr dhe forcën për të fituar. Unë jam Ron DeSantis dhe po kandidoj për president për të udhëhequr rikthimin tonë të madh amerikan. Ne duhet t’i japim fund kulturës së humbjes që ka infektuar Partinë Republikane në vitet e fundit.

Hyrja e DeSantis në garën republikane krijon një përballje me aleatin e tij të dikurshëm, ish-Presidentin Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet presidenciale të 2020 nga demokrati Joe Biden. Guvernatori i Floridës shpalosi gjithashtu edhe disa premtime mes të cilave luftën kundër racizmit, mbrotjen e fëmijëve si edhe do të fokusohet në ruajtjen e një dollari të qëndrueshëm. DeSantis tha gjithashtu se nuk do ta mbante drejtorin e FBI-së, Christopher Ëray, nëse ai bëhej president.

Trump, 76 vjeç, nuk ngurroi të tallej me DeSantis në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, për fillimin pengues të fushatës së tij.  “Butoni im i kuq është më i madh, më i mirë, më i fortë dhe po funksionon (E VËRTETA!)” postoi Trump, “I yti jo”.

Kandidatura e Ron DeSantis nuk shihet me aq optimizëm edhe tek njerëzit të cilët nuk shohin ndonjë ndryshim nëse ai fiton presidencialet.

Është një gjë të konkurrosh vetëm në shtetin e Floridës, është krejt tjetër të shkosh kokë më kokë me Trumpin dhe të përballesh me të me të gjitha fyerjet e tij.

Unë mendoj se është si të jesh në cirk dhe këta djem janë kllounët. Asnjëri prej tyre nuk shikon nga e ardhmja. Është e kundërta e asaj që ndodhi në vend dhjetë vjet më parë kur ne në fakt po fillonim të ecnim përpara. Por tani ne po kthehemi prapa me një ritëm shumë të shpejtë.

Me burime të mira financiare dhe një profil kombëtar në rritje, DeSantis do të bëhet shpejt rivali kryesor i Trump në garë. Por ai do të ketë shumë punë për të bërë, pasi një sondazh i Reuters/Ipsos i kryer këtë muaj tregoi se Trump mbështetet nga 49% e republikanëve dhe DeSantis 19%.

Analistët shprehen se DeSantis do të duhet të jetë karizmatik, të gjëjë mënyra nga më të ndryshmet që të afrojë republikanët e përjashtuar nga Trump më herët gjithashtu edhe të tërheqë votuesit konservatorë që mund të jenë të pasigurt për kandidaturën e Trump në 2024. Kandidatë të tjerë të deklaruar republikanë për presidencialet e 2024 janë Nikki Haley, ish-ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara dhe Tim Scott, një senator amerikan nga Karolina e Jugut.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share