Rol në vrasjen e George Floyd, ish-oficeri Tou Thao dënohet me rreth 5 vite burg

  1. Një ish-oficer policie në Minneapolis është dënuar me 57 muaj (pothuajse 5 vjet) burg për rolin e tij në vdekjen e George Floyd. Ish-oficeri Tou Thao, u shpall fajtor për ndihmën dhe nxitjen e vrasjes së Floyd.

Gjykatësi i çështjes tha se me veprimet e tij, ish-oficeri nxiti vdekjen e George Floyd duke mos lënë kalimtarët që të afroheshin, ndërsa Derek Chauvin u gjunjëzua në qafën e Floyd për gati 10 minuta.

Në një vendim prej 177 faqesh, gjykatësi Cahill tha se veprimet e tij, Thao pengoi një mjek të trajnuar të urgjencës që të ishte në gjendje të ndihmonte Floyd në momentin kur Chauvin po e mbyste.

Ndërkohë ish-oficerët e përfshirë në ngjarje, Thomas Lane dhe J Alexander Kueng u deklaruan fajtorë për ndihmën dhe nxitjen e vrasjes së shkallës së dytë.

Ndërsa, Derek Chauvin ish-polic i qytetit Mineapolis të SHBA-së, u dënua me 22 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasjen e Floyd, vdekja e të cilit më 25 Maj 2020 shkaktoi protesta masive në të gjithë SHBA./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share