Një filmim i publikuar nga Roja Bregdetare e SHBA-së tregon një pjesëtar të ekuipazhit që noton në detin e trazuar për të shpëtuar një qen të ngecur në plazh.
Pastori gjerman ishte lënduar pas rrëzimit nga një shkëmb 90 metra i lartë dhe ngeci në një plazh të papërshkueshëm në Parkun Kombëtar Ecola të Oregonit.
Më pas qeni u vendos në një varkëz shpëtimi të cilën e ngritën me një helikopter. Kafsha iu dorëzua pronarit i cili ka bërë me dije se është në gjendje të mirë./tvklan.al