Rohde: Sarrazin s’arriti ta bindë Kurtin të bëjë kompromis për CEFTA-n, Procesi i Berlinit mund të vazhdojë përpara pa Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë,  ka dhënë detaje nga vizita e të dërguarit të posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në Kosovë.

Rohde ka thënë se Sarrazin vizitoi sërish Kosovën për t’i bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të bëjë kompromis për  marrëveshjen për CEFTA-s, por pa sukses.

“Përfaqësuesi i Gjermanisë Manuel Sarrazin vizitoi përsëri Kosovën për të nxitur kryeministrin e Kosovës për të bërë kompromis për CEFTA-n, duke mundësuar liritë kryesore për qytetarët Kosovës [liria e lëvizjes së mallrave], duke zëvendësuar UNMIK-un me Kosovën në bordin e CEFTA-s – por pa sukses”.
Ambasasdori i Gjermanisë ka tërhequr vërejtjen se nëse është e nevojshme do të vazhdohet tutje pa Kosovën.

“Në rast nevoje, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë përpara pa Kosovën për momentin, në mënyrë që të avancojnë bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit”, ka shkruar tutje Rohde në platformën X.

Në një konferencë për media, Sarrazin tha se është i brengosur që nuk ka parë rezultate konkrete për avancimin e lirisë së lëvizjes, mallrave dhe parasë në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Ideja është të sjellë rajonin e Ballkanit Perëndimor në parimin e partnerëve të barabartë së bashku drejt Bashkimit Evropian. Për këtë, ne kemi nevojë për bashkëpunim rajonal dhe kemi nevojë që rezultatet konkrete për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të jepen nga njerëzit. Rezultatet që tregojnë se kufijtë po bëhen më pak të rëndësishëm, për këtë është i rëndësishëm progresi tregtar, ekonomik, bashkëpunimi”, kishte deklaruar Sarrazin./Telegrafi/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share