Roboti i thyen gishtin 7-vjeçarit në ndeshjen e shahut

Një robot i theu gishtin një 7-vjeçari gjatë një ndeshjeje shahu në Moskë, të zhvilluar javën e kaluar.

Roboti theu gishtin e fëmijës”, tha Sergey Lazarev, presidenti i Federatës ruse të Shahut për agjencinë e lajmeve “TASS”. “Kjo sigurisht nuk është diçka e mirë”.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon se si roboti rrëzon një nga gurët e djaloshit. Më pas, ai  kryen lëvizjen e tij dhe roboti i kap gishtin. Katër të rritur vrapojnë në ndihmë të djalit, që çlirohet nga roboti dhe largohet prej tij.

Lazarev tha se roboti ka asistuar në ndeshje të mëparshme pa asnjë incident. Djali mundi të përfundonte ditët e mbetura të turneut me gishtin e vendosur në allçi./tvklan.al

Lexo gjithashtu

Bie ChatGPT

ChatGPT nuk punon. Përdorues në mbarë botën raportojnë probleme me aplikacionin software, OpenAI. Versioni i fundit i inteligjencës…
Më tepër
Total
0
Share