Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj boksierit portugez Jorge Silva, në kategorinë gjysmë të rëndë.
Krasniqi triumfoi ndaj Silvas, me vendim të gjyqtarëve.
Ai ishte më i mirë se portugezi pothuajse në të gjitha 10 raundet, përderisa disa herë ishte afër edhe ta nokautonte portugezin.
Për boksierin nga Juniku kjo ishte fitorja e parë për këtë vit.
Tani Haxhi Krasniqi nga 61 meçe ka 55 fitore, ku 20 prej tyre me nokaut, krahas shtatë humbjeve.