Legjenda braziliane, Roberto Carlos ka folur në lidhje me Kupën e Botës. Kanë mbetur vetëm edhe 14 ditë deri në fillimin e kompeticionit më të madh për kombëtare, Kupën e Botës.
“E vetmja skuadër që nuk mund ta humbasë Kupën e Botës, quhet Brazili”, tha legjenda braziliane, Roberto Carlos, në një intervistë për ‘Gazzeta dello Sport’.
Kujtojmë që Botërori fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor.