RMV, sekuestrohen mbi 200 metër kub dru të prerë në mënyrë të paligjshme

Sekuestrohet mbi 200 metër kub dru të prerë në mënyrë të paligjshme, kallëzim penal për shkatërrim pylli dhe vjedhje

Ministria për Punë të Brendshme njofton se sot (01.10.2022) zyrtarët policorë nga SPB Shtip, pasi paraprakisht kanë marrë informacione operative për shkatërrimin e pyllit, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti, duke vepruar në kuadër të Aksionit Operativ “Mali” rreth orës 10 e 30 minuta në Bjeshkët e Osogovës në vendin e quajtur Bunari, pranë rrugës pyjore, kanë gjetur mbi 200 metra kub prerje ilegale të druve të ahut, prej të cilave rreth 150 metra kub janë përgatitur për transport nga personi juridik nga Koçana përcjell KlanM.

Nga MPB bëjnë me dije se është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do t’i parashtrohet kallëzim përkatës penal në Prokurorinë Publike të Koçanës.Po ashtu, sot në Bjeshkët e Osogovës, në vendin e quajtur Kopshti i Babinit, katër persona nga Vinica, të punësuar te një person juridik nga Probishtipi, janë gjetur duke prerë ilegalisht dru ahu. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raporti përkatës./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share