RMV: Për tre ditë infektohen 66 persona me Covid-19

Gjatë 3 ditëve të fundit (nga 21.10 deri më 23.10.2022) janë kryer 722 teste dhe janë regjistruar 66 raste të reja me COVID-19

Shkup – 47, Prilep – 7, Manastir – 3, Kumanovë, Gostivar dhe Strumicë – nga 2, Kavadar, Veles dhe Makedonski Brod – nga 1

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (66), janë regjistruar 25 riinfeksione. Janë regjistruar 66 pacientë të shëruar nga Shkupi. Gjatë 3 ditëve të kaluara (21.10 – 23.10.2022) nuk është raportuar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, nuk është raportuar asnjë humbje jete.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.180.374 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 343.916, numri i të shëruarve është 334.073, numri i atyre që humbën jetën është 9.559 dhe numri i rasteve aktive është 284

Lexo gjithashtu
Total
0
Share