RMV-ja shpalli fundin e pandemisë së COVID-19!

Komisioni për Sëmundje Infektive do t`i rekomandojë Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë dhe Shtabit kryesor koordinativ të krizës që të hiqen të gjitha masat e detyrueshme kundër COVID-19, ka thënë Dr. Zlate Mehmedoviq, zëdhënësi i KSI-së, njofton KlanM.

Bëhet fjalë për heqjen e katër masave; mbajtja e maskave nëpër spitale, transportin publik, barnatoret dhe azilet e pleqve.

“Me këtë vendim, qëllimi është që të bëhet tranzicioni nga niveli pandemik, ta trajtojmë COVID-19 si sëmundje të zakonshme ngjitëse. Si KSI, në bazë të përvojave pozitive me infeksionet interhospitale, rekomandojmë që edhe më tej të mbahen maska nëpër spitale, vecanërisht për grupet me rrezik të lartë” – tha Dr. Zlate Mehmedoviq.

Vendimi, siç njofton KlanM, vjen pasi javën e kaluar OBSH-ja shpalli fundin e pandemisë me COVID-19, duke thënë se tashmë nuk paraqet situatë të jashtëzakonshme globale shëndetësore, tri vjet pasi ishte shpalur si alarmi më I lartë për shkak të virusit.

Në RMV, sic njofton KlanM, javën e kaluar ishin regjistruar 66 raste të reja me COVID-19, nuk ka raste të vdekjeve, që paraqet shifrat më të vogla gjatë periudhës së kaluar.

Sipas raportit të fundit të ISHP-së, siç njofton KlanM, deri më 5 Maj, në vendin tonë janë regjistruar 348.276 raste me COVID-19, kurse janë shënuar 9.937 viktima./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share