TERRENI KATASTROFAL, ELMAS U KËRKON FALJE ITALIANËVE
Në ndeshjen kualifikimeve për Euro 2024, reprezentacioni i Maqedonisë së veriut me një fantastike ka befasuar Italinë duke barazuar 1-1 në xhiron e katërt të Grupit C. Kapiteni Enis Bardhi ishte figura qëndërore në kë takim që u ndoqë nga afro 28.000 shikues.
Maqedonia e Veriut duket se po shndërrohet në ankth për futbollin Italian. Pas eleminimit nga balotazhi për Kampionatin Botëror në Katar, futbollistët e Maqedonisë së Veriut, bënë edhe një senzacion, duke luajtur 1 me 1 me kampionin aktual të Evropës. Debutimi i Luçiano Spaletit nuk do të mbahet mend për të mirë.
Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në këtë ndeshje ishte Enis Bardhi, por edhe protagonisti kryesor me golin spektakolar nga gjuajta e lirë.
“Me të vërtet jam shumë i kënaqur, posaçrisht i kënaqur për pikën që nxjerrëm kundër Italisë. Normalisht ndihem edhe unë krenar që zyrtarisht është loja e parë që jam kapiten i ekipit të Maqedonisë. Të tregoj të drejtën kam pasur shumë ndihma prej gjithë lojtarëve të cilët pak më kanë shty me ec edhe unë përpara dhe të jem më i qetë. Normalisht emocionet janë janê mëdhaja dhe është krenari të mbajsh shiritin” – tha Enis Bardhi, kapiten i reprezentacionit.
Ajo që ra në sy në këtë ndeshje historike, ishte terreni I dëmtuar dhe I papërshatshëm për kësi lloje të ndeshjeve evropiane. Kritikat nuk munguan as edhe nga futbollisti Elif Elmas.
“Ne luajtëm në një fushë të tmerrshme këtë ndeshje. Realisht këto kushte nuk janë të lejueshme në Europë, por kjo është kjo. Tani duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës pasi e dimë se për ne është shumë e rëndësishme. Gjithashtu edhe italianët e patën shumë të vështirë” – tha Elif Elmas.
Para ndeshjes, Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut, organizoi një pritje për delegacionin e Federatës italiane të kryesuar nga presidenti Gabriele Gravina dhe ambasadorin e Italisë në Shkup, Andrea Silvestri.
Nga ana tjetër Presideti Pendarovski e kishte përjetuar me shumë emocione golin e barazimit të Enis Bardhit, duke e shpërndarë edhe nëpër rrjetet sociale. Gjithashtu Presidenti kishte takuar edhe portierin legjendar italina, Xhixhi Bufon.
Mediat italiane janë shprehur tepër të zhgënjyer nga debutimi I Spaletit në bankinën e “azurëve”, duke vlersuar se dueli i së martës kundër Ukrainës në “San Siro” tani po shndërrohet në ndeshje vendimtare për Italinë. /KlanMacedonia/