RMV-ja nuk do të dërgojë ushtarë paqëruajtës në Ukrainë?!

Maqedonia e Veriut nuk është duke e menduar mundësinë për dërgimin e ushtarëve në një mision potencial evropian në Ukrainë që do të ishte pjesë e përpjekjeve për paqë të qëndrueshme.

Një pozicionim i këtillë I Shkupit zyrtar vjen në kohën e mobilizimit të fuqishëm tek aleatët kyç evropian për angazhim më të madh në Ukarinë dhe shqyrtimit serioz të opsionit për dërgimin e trupave ushtarake, pas zgjidhjes së mundshme paqësore, si garanca se Rusia nuk do të sulmojë sërish.

Kryeministri Mickoski ka potencuar se RMV-ja pozicionohet me SHBA-të.

“Qëllimi ynë strategjik është anëtarësimi në BE, por partneri ynë strategjik është SHBA-ja dhe këtu s`ka dilema. Pres që në të ardhmen shumë politikanë evropianë të kërkojnë takim me Presidfentin Tramp dhe do të kërkojnë mënyra për t`i dhënë fund konfliktit të shkaktuar nga agresioni rus. Jam I bindur se ne duhet të pozicionohemi me partnerin tonë strategjik dhe jam I bindur se ky është drejtimi ku duhet të lëvizim. Në emër të kësaj ishte mbështetja jonë për Rezolutën e SHBA-së në OKB”, deklaroi Mickoski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share