REPREZENTACIONI SONTE UDHËTON NË ABU DHABI
Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut që përbëhet me lojtar nga kampionati vendor dhe rajoni, sot nisi përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Arabisë Saudite që do të zhvillohet më 22 tetor, në Abu Dabi. Në séancën e parë stërvitore, të pranishëm ishin të gjithë futbtollistët e ftuar pos Darko Velkovskit i cili do ti bashkangjitet reprezentacionit në Abu Dhabi .
Golashënuesi më mirë në futbollin vendor Besart Ibraimi pas disa viteve sërish u gjend në listën e sleksionuesit Bllagoja Milevski. Para senacës së parë stërvitore në terrenet e FFM-së ai për Klan Maqedoni, u shprehë i kënaqur që është në mesin e të ftuarëve .
“Normalisht që është një ndjenjë e mirë për çdo futbollist që luan në reprezentacionin e Maqedonisë. E rëndësishmja jonë është që të japim qindëpërqindëshin në këtë ndeshje që e kemi dhe të shpresojmë në rezultat më të mire. E rëndësishme është ashtu siç thash edhe më pare të japim më të mirën pasi e dim kualittetin e Saudisë. Por shpresojmë me një rezultat pozitiv” – deklaroi Besart Ibraimi – futbollist i reprezentacionit.
Kristijan Toshevski i cili luan për ekipin e Tiranës në kampionatin e Shqipërisë, tha se ndeshja në fjalë do ti shërbej seleksionuesit se tek cilë lojtar mund të llogarisë në të ardhmen
“Ky është një test i shkëlqyeshëm për ne ku do të matim forcat me një reprezentacion pjesëmarrës në kampionatin botërorë dhe që konsiderohet njëra ndë kundërshtarët më forta, që për ne është motiv plus të dëshmojmë se seleskionuesi mund të llogarisë tek ne. Thjeshtë është super ku ka ndeshje testuese” – deklaroi Kristian Toshevski – futbollist.
Ekspedita e Maqedonisë së Veriut sonte do të udhëtoj në Stamboll prej ku do të vazhdojnë për në Abu Dabi, ndërsa ndeshje Arabi Saudite – Maqedoni e Veriut do të zhvillohet të shtunën. /KlanMacedonia/
Gazetar: Shaban Sinani
https://www.youtube.com/watch?v=2p16wFnKj8I