RMV-ja në sferën e biznes-interesit të Donald Trumpit?!

NJERËZ TË TRAMPIT NË MAQEDONI

Maqedonia e Veriut hyn në sferën e interesit të bizneseve të Donald Trampit.

Interesin e korporatës “Tramp” për Maqedoninë e Veriut dhe bashkëpunimin me Qeverinë e konfirmoi edhe Kryeministri Mickoski gjatë një interviste për Tv Telma, duke pohuar se është i mirëseardhur cdo bashkëpunim që është në interes të vendit.

“Bëhet fjalë për korporata me dhjetëra milirada dollarë qarkullimi vjetor. Kris Pavlovski është me origjinë maqedonase, ai punon me ekipin e z.Tramp në pjesën e zhvillimit të “Rumble”, që është I rëndësishëm në pjesën e digjitalizimit, kurse njerëzit që ishin këtu, z.Hauard dhe z.Nunes, janë në rrethin e bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ish-Presidentit Donald Tramp” – tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Ndryshe, përmes një komunikate të Qeverisë, u njoftua se Kryeministri Mickoski, ka takuar Kris Pavlovskin – themelues dhe drejtor ekzekutiv I kompanisë “Rumble”, Hauard Lutnik – themelues dhe drejtor ekzekutiv të korporatës financiare amerikane “Cantor Fitzgerald” dhe Devin Nunes – ish kongresist I Kalifornisë dhe drejtor ekzekutiv I korporatës “Tramp” për media dhe teknologji.

“Në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin digjital dhe reformave digjitake që duhet t`i zbatojë vendi ynë me qëllim të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, duke u fokusuar në lirinë digjitale dhe transformimin e shoqërisë maqedonase”   – thonë nga Qeveria e RMV-së.

Në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut hynë në sferën e interesave të biznesit të Trampit, pas paralajmërimeve të mëparshme për investime në Serbi dhe Shqipëri.

Dhëndri i Donald Trampit, Xhared Kushner, sipas një shkrimi të gazetës amerikane “Njujork Tajms” pretendohet se ka arritur marrëveshje me Qeverinë serbe për një projekt një Beograd. Bëhet fjalë për ndërtimin e një hoteli luksoz dhe komplekit të banesave të ish-Shtatmadhorisë së armatës jugosllave që ishte shkatëruar gjatë bombardimit të NATO-s në vitin 1999.

Gjithashtu, pretendohet se Kushneri planifikon të ndërtojë hotele dhe vila në Vlorë të Shqipërisë, kurse lokalitete për investimet e tij potenciale përmenden në Karaburun – Sazan. Kushneri nëpër rrjetet sociale kishte shpërndarë edhe idetë dizajnuese për projektet zhvillimore në bregdetin shqiptar. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share