RMV-ja ka strehuar 6.000 refugjatë nga Ukraina

RMV E DYTA NË RAJON, NË MAL TË ZI – 32.000 REFUGJATË

Maqedonia e Veriut, deri tani, ka strehuar 6.000 refugjatë ukrainas, të cilët kanë braktisur vendin si pasojë e luftës në këtë vend, percjell KlanM, të dhënat e UNHCR-së dhe Agjencisë për azil të BE-së.

Sipas institucioneve, këto shifra janë deri në Janar 2023, ku vendi ynë renditet në vendin e dytë në Ballkanin Perëndimor, sipas numrit të ukrainasve të pranuar.

Nga rajoni, sic percjell KlanM, më së shumti refugjatë ukrainas ka pranuar Mali I Zi – 32.000, Serbia – 2.700, Shqipëria – 2.300, Bosnja e Hercegovina – 100. Kosova ka pranuar vetëm 13 gazetarë nga Ukraina, edhe pse paraprakisht kishin shfaqur gatishmërinë për të pranuar 5.000 refugjatë dhe 20 gazetarë.

Top tri vendet e Evropës që kanë pranuar më shumë refugjatë ukrainas janë Polonia – 1.6 milionë, Gjermania – 1 milion dhe Çekia 476.000. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share