Maqedonia e Veriurt shënoi fitore minimale 1-0 në ndeshjen miqësore kundër reprezentacionit të Ishujve Faroe, ndë ndeshjen që u zhvillua pothujase në tribuna të shprasta në arenën “Todor Proeski” në Shkup ku kishte diku 500 tifoz.
Autor i golit të vetëm ishte Bojan Mioski tetë minuta para përfundimit të takimit.
Gjatë 90 minutave lojë reprezentacioni ynë kishte disa raste të qindpërqindëta që nuk u shfrytëzuan, nga ana tjetër edhe skuadra mysafire kshte dy raste që nuk dhanë fryt.
Ajo që duhet konstatuar se në dy ndeshjet e fundit kundër Maltës në ndeshjen hapëse të kualifikimeve pë Euro 2024 dhe sonte kundër Ishujve Faroe e vetmja gjë që mund të mbahet mend janë fitoret.
Pas këtyre dy ndeshjeve të marsit seleksionuesi Milevski duhet të mendojhet mire pë ndeshjet kualifikuese të qershorit me Ukrainë në Shkup dhe Anglinë transfertë.
Shaban Sinani /KlanMMacedonia/