RMV-ja do të furnizohet me gaz nga Bullgaria

500.000 METRA KUB GAZ BRENDA NJË DITE PËR RMV-në

Maqedonia e Veriut do të furnizohet me gaz nga më shumë burime nëpërmjet Bullgarisë. Në Sofje nënshkruhet Marrëveshja për kyçje ndërsistemore për furnizimin dhe shpërndarjen e gazit në pikën e interkonjeksionit në kufirin RMV-Bullgari në pjesën ndërlidhëse Qystendil-Zhidilovë, ndërmjet kompanisë GA-MA dhe Buglartransgaz EAD. Sipas marrëveshjes, brenda ditës Maqedonia e Veriut do të merr 500.000 metra kub gaz nga Bullgaria

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka një rëndësi të madhe sepse hap mundësinë e rritjes së kapacitetit aktual të gazsjellësit me Bullgarinë, si dhe lirimin e kapaciteteve shtesë për përdorim nga furnizues të shumtë dhe diversifikimin e burimeve tona të furnizimit, si dhe duke përdorur të gjitha burimet që janë aktualisht të pranishme në tregun e gazit natyror në Republikën e Bullgarisë”, tha Kreshnik Bekteshi-Ministër i Ekonomisë.

Marrëveshje do të zbatohet nga 01.01.2023. Periudha deri në fillimin e zbatimit të Marrëveshjes do të përdoret si një periudhë testimi ndërmjet dy Operatorëve, gjatë së cilës do të duhet të përpunohen praktikisht të gjitha procedurat e punës. Ndërkohë, duhet të nënshkruhen kontrata të reja me furnitorët dhe përdoruesit dhe të miratohen rregulla të reja pune./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share