RMV-ja do të blejë sistem për mbrojtje kundërajrore nga Franca

PETROVSKA: ARM-ja KA NEVOJË PËR SISTEM BASHKËKOHOR PËR MBROJTJE KUNDËRAJRORE

Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, ka theksuar se Armata e Maqedonisë së Veriut nga Franca do të furnizohet me sistem bashkëkohor të mbrojtjes kundërajrore. Duke u prononcuar para Deputetëve të Komisonit për Mbrojtje dhe Siguri, Petrovska tha se furnizimi I sistemit të mbrojtjes kundërajrore është komplementare në gjithë sistemin mbrojtjes të vendit.

“Bëhet fjalë për furnizim disavjeçar të sistemit për mbrojtje kundërajrore në lartësi të vogla, që duhet të bëjë përparimin e gatishmërisë ushtarake të Armatës, e që është parashikuar konform planit për modernizimin e Armatës. Si anëtare të NATO-s, sigurinë e qiellit tonë e garantojnë forcat ajrore të aleancës, kurse furnizimi I sistemit është komplementare me sistemin mbrojtës të vendit”, deklaruan nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga Ministria e Mbrojtjes shtojnë se marrëveshja së shpejti do të nënshkruhet me Ministrinë e Mbrojtjes së Francës, kurse opinioni do të informohet detajisht për llojin e pajisjeve ushtarake dhe dinamikën e dërgimit.

Para tre viteve Serbia u furnizua me sistem bashkëkohor francez të mbrojtjes kundërjarore në lartësi të vogla. Sistemi quhet “Mistral” kurse atëherë Presidenti serb tha se kishin blerë 18 sisteme me 50 raketa./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share