Investimi në NATO është një investim në forcimin e ushtrisë, ruajtjen e integrimitet territorial dhe pavarësisë së vendit, tha Kryetarja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova me rastin e pesë vjetorit të anëtarsimit të RMV- në NATO.
Ajo nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të kontributit në misionet paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO dhe Kombet e Bashkuara, si dhe përshtatjen me standardet e Aleancës dhe politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes të Bashkimit Evropian.
GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA – PRESIDENTE E RMV-së
“Ne do të respektojmë standardet e NATO-s dhe politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes të Bashkimit Evropian. Investimi ynë në Aleancë është njëkohësisht një investim në Ushtri, në mburojën e integritetit territorial dhe pavarësisë së Republikës sonë”
Siljanovska-Davkova tha se pesëvjetorin e anëtarësimit në NATO po e shënojmë nën hijen e tragjedisë së madhe në Koçan, e cila, theksoi ajo, na kujtoi në mënyrë të tmerrshme se siguria e qytetarëve është një nga detyrat themelore të shtetit.
GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA – PRESIDENTE E RMV-së
Beteja e suksesshme për jetët e të plagosurve në tragjedinë e tmerrshme nuk do të ishte e mundur pa humanizmin dhe solidaritetin mbresëlënës të shteteve, popujve dhe qytetarëve të rajonit, por edhe shumë më gjerë, si dhe sistemin e aktivizuar të mbrojtjes civile evropiane, por edhe NATO-n, për të cilën jemi pafundësisht mirënjohës.
Në këtë përvjetor, ministri i Mbrojtjes, Vlado Misjalovski, theksoi se anëtarësimi në NATO është një garanci për stabilitetin e ekonomisë së Maqedonisë, duke hapur mundësi për investime të huaja direkte dhe pjesëmarrje në tregun e NATO-s, i cili arrin në mbi 10 miliardë euro në vit.
VLADO MISAJLOVSKI -MINISTËR I MBROJTJES
Ne po investojmë në mbrojtjen e Maqedonisë, po e modernizojmë ushtrinë tonë me ritme të forta dhe së bashku me aleatët tanë marrim pjesë në një numër të madh të aktiviteteve stërvitore brenda dhe jashtë vendit, duke forcuar në këtë mënyrë ndërveprueshmërinë, e cila është thelbësore sidomos kur merr pjesë në operacione paqeruajtëse. Kemi shumë për të mësuar, por edhe për të ofruar. Ta mbrojmë Maqedoninë, të kujdesemi për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Përveç fjalimeve të presidentes Siljanovska Davkova dhe ministrit Misjalovski, ceremonia gjithashtu përfshiu një përshëndetje nga komandanti i Komandës së Përbashkët Aleate në Napoli, Admirali Stuart Manch, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneralmajor Sashko Lafçiski.