BANKA BOTËRORE PËR BALLKANIN PERËNDIMOR
Maqedonia e Veriut, këtë vit, shënon rritjen më të ulët ekonomike në vendet e rajonit me 2.5% dhe deficit më të madh buxhetor. Inflacioni do të lëviz rreth 3%, thonë nga Banka Botërore, duke paralajmëruar se rritja e pagave mund ta nxisë inflacionin. Sipas Bankës Botërore, “ngrirja” e çmimeve si masë afatshkurtër nuk i ka dhënë rezultatet e pritshme. Bëhet thirrje që qytetarët të nisin me kursimin e energjisë elektrike.
Maqedonia e Veriut ka rritje më të ulët ekonomike në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Banka Botërore ka publikuar raportin e rregullt të 21-të për rajonin, të titulluar “Ngjallja e rritjes” ku potencohet se Maqedonia e Veriut ka deficit në rritje buxhetor dhe inflacionin në fazë të uljes.
Rezultatet interpretohen me aktivitetet e përkeqësuara ekonomike tek partnerët kryesor tregtar, më së shumti në Gjermani, si dhe rritja jo e harmonizuar e pagave dhe produktiviteti.
Megjithatë, parashihet një përmirësim. Konkretisht, këtë vit rritja duhet të mbërrijë nivelin prej 2.5%, kurse në 2025 – 2.9%. Rritja pritet të nxitet nga punët ndërtimore nëpër autostrada.
“Për 2024 projektojmë shkallën e rritjes së inflacionit në 3%, kurse në 2025 – 2026, të rikthehet mesatarja prej 2%. Gjatë gjithë periudhës kemi supozime se do të ulet, por mbetet më I lartë se mesataraj afatgjate në 2024. Megjithatë, shumë më e ulët kur kishin inflacionin 9.4% dhe vitin paraprak 14.2%” – tha Joana Maxhoska, ekonomiste.
Gjatë këtij viti në vendet e Ballkanit Perëndimor do të ketë rritje ekonomike, kurse parashikimet janë optimiste edhe për vitin 2025, me çka të arriturat do të ktheheshin në nivelin para pandemisë së COVID-19.
Mbeten rekomandimet për reformat strukturore, si bazë për vendet e këtij rajoni që të arrijnë në uljen e hendekut që ndan rajonin nga vendet e BE-së. Niveli aktual është 40% nga mesatarja evropiane. /tvklan.mk/