RMV: 99 përmbarues kanë realizuar fitim prej 3,4 milionë eurove!

Gjatë viti të kaluar, 99 përmbarues kanë realizuar fitim të përbashkët prej gati 3,4 milionë eurove, transmeton “Pari” duke u thirrur në të dhëna nga Oda e Përmbaruesve.

Gjatë vitit 2021, përmbaruesit kanë bërë mbi 63 mijë arkëtime të detyruara. Shuma që ata kanë mbledhur në procedurë është 130 milionë euro. Në listën e përmbaruesve kryeson përmbaruesja nga Shkupi Katerina Kokina, e cila ka arritur që brenda një viti të përfitojë 130.000 euro, ndërsa e fundit në listën e 10 përmbaruesve me përfitime më të mëdha është Sllavica Acovska, e cila brenda vitit ka realizuar përfitim prej 79.169 eurove.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share