Në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia analistët diskutuan për rivotimin e sotëm në zonën 5 dhe 6, në disa vendvotime.
Sipas informacioneve jozyrtare në njësinë zgjedhore numër 5 në Strugë, Ohër dhe Krushevë prin Fronti Europian, karshi VLEN-it.
Nga VMRO-DPMNE në ndërkohë kanë dalë me qëndrim që Fronti Europian ka humbur një mandat në zonën 5.
Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk ka ende asnjë informacion zyrtar lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të sotme. /TvKlan