Rivotimi i djeshëm për njohësit e çështjeve politike ishte në favor të VMRO-së, LSDM-së dhe VLEN-it. Nëdrkaq, disa vlersojnë se tendenca ishte që Fronti Evropian mos të jetë forca e dytë politike në vend.
Rivotimi i djeshëm në disa vendvotime në njesinë e pestë dhe gjashtë zgjedhore për analistin Faton Aliti është në favor të VMRO-së, LSDM-së dhe VLEN-it. Sipas tij, tendenca e këtij rivotimi ka qenë që Fronti Evropian mos të jetë forca e dytë më e madhe në vend.
“Duket në favor të kujt mund të jetë ky rivotim është në favor të VMRO-së, LSDM-së dhe VLEN-it është në difavor të Frontit Europian.tash si janë menaxhuar nu e dijmë por ajo që dihet është se votuesi ka tendencë për të qenë me atë që ka bindje të jetë pushtet i nesërm dhe fatkeqësisht edhe institucionet Gjykata Asministrative dhe ketu ne e kemi atë tendecë që ti vardisemi të fortit. Eshte e dukshme se tendenca është që Frontit Evropian most ë jetë forca e dytë mos ti kakoj ajo që mund ti takoj”, tha Faton Aliti.
Politologu Valon Bela vlerson se nëse nuk respektohet parimi që partia fituese të jetë në qeveri shtetit i kanoset një krizë serioze politike.
“Unë mendoj se shtet i kanoset krizë serioze nese Vlen bëhet pjesë e qeverisë si humbëse, përshkak se nuk respektohet vullneti i qytetarëve. Ky shtet do të jetë stbail nëse do te respektohet vullneti i gjithe qytetarëve në vend”, tha Valon Bela.
Për Jasir Asanin partitë politike duhet të lënë anash arogancën dhe urojnë njeri tjetrin qoftë për fitore apo edhe për pjesmarrjen në qeveri.
“Nuk duhet më të përmendim vëlla vrrasje dhe arogance përshakk se kjo nuk i bën mirë asnjërës palë, besoj se tani më me rezultatet finae tani më partitë politike duhet të urrojnë njeri tjetrin, qoftë për rezultaett e zgjedhjeve apo se kush do jetë pjesë e qeverisë”, tha Jasir Asani.
Njohësit e çështjeve politike vlersojnë se me VMRO-në DPMNE-në në bashkëqeverisje, cilido bllok shqiptar do ta ketë të veshtirë, sepse partia e Hrisijan Mickoskit nuk e përmban kursin pro-europian./tvklan.mk