Rita Ora u përgjigjet kritikave për stilin e veshjes

Këngëtarja me origjinë shqiptare thotë se frymëzohet nga Madona

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, njihet për stilin e saj unik, eksperimentimin me veshjet dhe guximin në ndryshimin e look-ut, duke marrë përherë vëmendje në çdo paraqitje të saj.

Siç thotë këngëtarja e njohur, gratë në industrinë e  muzikës trajtohen ndryshe për sa i përket asaj që veshin dhe mënyrën se  si sillen.

“Kam kaluar gjithë karrierën time:  duke më gjykuar  për atë që kam veshur, duke thënë.Ajo është shumë e zhveshur. Më duket mizogjeni”.

Këngëtarja 32-vjeçare shtoi gjithashtu se e ka admiruar gjithmonë Madonën, kur bëhet fjalë për modën.

“Ajo e dinte se jo të gjithë do të pajtoheshin me mënyrën se si vishej. Dhe gjithsesi e bëri. Unë e falënderoj për këtë, sepse më lejoi të jem më e guximshme”.

Në intervistë ajo zbuloi  gjithahstu më shumë detaje rreth martesës së saj sekrete me regjisorin Taika Waititi duke përfshirë historinë e fustanit të nusërisë që veshi në ditën e saj të rëndësishme.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share