Rita Ora tërhoqi vëmendjen me fustanin e shkurtër teksa ka pozuar me një tjetër anëtare të jurisë, para nisjes së spektaklit të talenteve, “The Masked Singer”.
Dyshja kanë qenë pjesë e jurisë në shfaqjen e ITV-së që kur u transmetua për herë të parë në ekranet britanike në janar 2020 dhe u kthye përsëri në panel mbrëmjen e së shtunës.
Rita shfaqej me fizikun e saj të jashtëzakonshëm teksa kishte veshur një fustan të zi me gurë tek supet. Dy anëtaret e jurisë janë shfaqur me humor, teksa kanë pozuar me njëri-tjetrën përpara shfaqjes.Rita u fotografua gjithashtu duke buzëqeshur me bashkëshortin e saj Taika Waititi.
Shumë argëtim sonte në Maked Singer Uk shprehej këngëtarja me famë botërore Rita Ora në një postim të sajin, përpara nisjes së spektaklit.
Klan News