Rita Ora tregoi stilin e saj fantastik të veshjes teksa arriti në tapetin e kuq në “MTV Video Music Awards 2023” në New Jersey të martën.
Vasha nga Kosova kishte veshur një fustan të zi pa shpatulla, i cili ishte dizajnuar me mëngë të gjata dramatike për këtë rast.
Ajo e kompletoi veshjen me taka argjendi me shkëlqim dhe platformë, transmeton Klankosova.tv.
Këngëtarja i stiloi flokët e saj duke i lënë të lëshuara dhe të ndara në mes. Ajo po ashtu zgjodhi grim joshës.
Rita dukej në humor të shkëlqyeshëm teksa pozonte para kamerave.