Rita Ora rrëfen pse e mbajti sekret martesën

“Dua fëmijë me Taikan, por kur ta sjellë universi“

Ceremonia e martesës me Taika Uaititin, për Rita Orën ka qenë një prej gjërave që ka shijuar më shumë. Për këtë arsye, ylli i muzikës Pop me origjinë nga trojet shqiptare, vendosi të mos zhvillojë ceremoni të madhe në Gushtin e vitit 2022, në mënyrë që të mos ta ndante me publikun siç ndan pjesën më të madhe të përditshmërisë së saj.

“U ndjeva shumë mirë që kisha diçka që e mbajta sekret për pak kohë”, tha 33-vjeçarja në një rrëfim të gjatë për revistën e famshme “OK!” ku dha detaje për jetën e saj private.

Ndër të tjera, këngëtarja e famshme rrëfen se është njerkë e dy vajzave, 11 dhe 7 vjeç, që bashkëshorti i saj ka nga martesa e kaluar me producenten Çellsi Uinstanli.

Rita Ora thotë se ndihet mirë që edhe ato në shumicën e kohës janë në shoqërinë e çiftit. A dëshiron apo jo të sjellë në jetë fëmijët e saj, këtë Rita ia lë në dorë fatit dhe universit, siç i pëlqen ta specifikojë, duke u u shprehur “le të ndodhë kur të ndodhë”.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share