Rita Ora sërish tërhoqi vëmendjen e publikut në Itali.
Kësaj radhe në Festivalit e Filmit në Venecia, ajo pati të veshura tri modele veshjesh të ndryshme nga njëra tjetra.
Këngëtarja e shumë hiteve u fotografua me një fustan të kuq teksa po zbriste nga një varkë përpara se të ndryshonte veshjen e saj të dytë, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.
Pastaj ajo veshi një palë pantallona ngjyrë të zezë me material prej lëkure, të kombinuar me një korset, po ashtu të zi.
Kurse për fund të mbrëmjes Rita, kishte zgjedhur një fustan një fustan të mbuluar me diamante.