Ristova: Studentëve të mos u dëmtohet standardi studentor

Profesorja universitare, Mimoza Ristova që është edhe anëtare e Sindikatës së Pavarur, në emisionin Klan Debat ka thënë se studentëve nuk duhet t’u dëmtohet standardi studentor, por duhet të mësohen të jetojnë me kursim.

“Studentët kanë nevojë për ushqim të shëndetshëm që të mund të kryejnë opracione intelektuale. Ata e kanë operacionin më të rëndë, mësimin. Mësimi kërkon shumë energji dhe kjo nuk duhet të dëmtohet. Nga ana tjetër të kursehet, por sigurisht se duhet të investohet në shtëpitë studentore që studentët të jetojnë në kushte substandarde. Ata kanë dhjetëfish kushte më të mira në shtëpitë e tyre, por duhet të mësohen të jetojnë me kursim”, ka deklaruar profesorja Mimoza Ristova./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share