Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 88-të, Risto Penov u votua për ministër të Vetëqeverisjes Lokale.
Propozimi që Penov të jetë ministër i Vetëqeverisjes Lokale vjen pasi bashkëpartiaku i tij dhe paraardhësi Goran Milevski dha dorëheqje nga posti për arsye personale.
Ardhja e Penovit në funksionin ministror është rikthimi i tij në skenën politike pas më shumë se 10 vitesh.