Risitë e Apple më 7 Shtator, ç’po gatuhet në eventin e teknologjisë

Apple po përgatitet për prezantimin e produkteve të reja në eventin “Far Out” më 7 Shtator. Teksa sytë e të gjithëve do të jenë mbi iPhone, kompania do të prezantojë edhe modelet e reja të Apple Watch, përditësimet e iPad dhe AirPods Pro 2.

iPhone

Pro dhe jo-Pro do kenë ndryshime thelbësore

Modelet Pro dhe jo-Pro do të arrijnë një nivel të ri ndryshimi këtë vit. 14 Pro dhe 14 Pro Max do të kenë një dizajn të ri të, ndërsa 14 dhe 14 Max do të duken identikë si iPhone 13. Modelet Pro do të kenë ekran gjithnjë të ndezur, kamera të parme të përmirësuar me autofokus, si dhe ato të pasme e sensor të ri 48MP.

iPhone Pro do të përmbajnë edhe çipin e ri A16 Bionic si dhe memorie të përmirësuar, ndërsa të tjerët do të kenë modelet e mëparshme të kompanisë.

Apple Watch

Watch Series  8 do të paraqesë dizenjo të reja të rripave. Për ata që nuk kanë buxhet të lartë, pritet një Watch SE që do të ketë model të ri dhe përmirësime. Flitet se Watch Series 8 Pro do të ketë trup titani  dhe një çip të ri S8.

AirPods Pro 2 mund të jenë pjesë e eventit

Gjenerata e re e AirPods mund të debutojë më 7 Shtator dhe kasa mabjtëse do të ketë një portë C për karikim të shpejtë si dhe altoparlant për të luajtur audio nëpërmjet aplikacionit “Find My”.

Kufjet e reja do të oforjnë kontroll të zhurmave, ndarje të audios, vetëpërshtatje të saj etj./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share