Draft-marrëveshja përfshin objektivat dhe shpërblimet e stafit për trajtimin e numrit të azilkërkuesve në Britani
Kryeministri britanik Rishi Sunak po synon të arrijë një marrëveshje me Francën për të adresuar numrin e paprecedentë të emigrantëve të paligjshëm që synojnë të kalojnë ilegalisht Kanlin e La Manshit.
Ministrat dhe zyrtarët pritet të shqyrtojnë një projekt-marrëveshje e cila përfshin objektivat për anijet që ndalojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe numrin e oficerëve francezë që patrullojnë zonat bregdetare në çdo kohë.
Raportohet se do të ketë objektiva të reja të brendshme për stafin zyrës së brendshme që gjurmon emigrantët “Home Office” për të përpunuar 80% të kërkesave për azil brenda gjashtë muajve. The Guardian duke cituar burime pranë qeverisë britanike bën të ditur se stafi mund të marrë shpërblime nëse ata përmbushin objektiva të caktuara.
Zyrtarët e Home Office po planifikojnë gjithashtu të shtrëngojnë rregullat se kush kualifikohet për azil në Britani për të reduktuar numrin e aplikantëve, një masë e diskutueshme që Sunak propozoi gjatë zgjedhjeve të lidershipit konservator gjatë verës.
Një numër i paprecedentë azilkërkuesish kanë mbërritur me varka të vogla këtë vit, me shifrën që ka arritur në 33,573 që nga 3 tetori. Vitin e kaluar ka pasur 28,526 mbërritje me varka të vogla dhe në 2020 ishin 8,404. Sekretarja e brendshme, Yvette Cooper, ka kritikuar trajtimin katastrofik të qeverisë të kalimeve të paligjshme në Kanalin e La Manshit. Cooper u shpreh se Home Office duhet të shpenzojë paratë për ndjekjen e trafikantëve dhe përmirësimin e sistemit të azilit.
The Guardian raporton se një qendër e emigrantëve në Kent është e mbipopulluar në mënyrë katastrofike, me njerëz që presin për shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil duke u mbajtur në kushte çnjerëzore.
Klan News