Rinovimi i Xavi te Barcelona

Drejtuesit e klubit katalanas u takuan me përfaqësuesit e trajnerit për kontratën e re

Te Barcelona po mendojnë që të rinovojnë me trajnerin Ksavi Hernandez. Drejtuesit e klubit blaugrana patën një takim me përfaqësuesit e teknikut spanjoll pasditen e së martës.

Sipas gazetës sportive spanjolle “Mundo Deportivo”, klubi i ka bërë ofertë Xavi-t, ku i ka ofruar rinovimin deri në verën e 2026. Negociatat mes palëve po shkojnë mirë dhe marrëveshja mund të bëhet zyrtare në përfundim të këtij sezoni.

Kontrata aktuale i përfundon Xavi-t vitin tjetër, por në klub janë të kënaqur me punën e tij dhe duan ta mbajnë edhe më gjatë në “Camp Nou”.

Xavi u ul në stolin e katalanasve në nëntor të vitit 2021 dhe nën drejtimin e tij, ekipi është shumë afër fitimit të titullit kampion në këtë sezon, që nuk e ka marrë që nga viti 2019.

Në bisedën e bërë me drejtuesit, Ksavi u ka thënë se objektivi i tij është që ta fitojë titujt, e pastaj do të mendojë për të firmosur kontratën e re.

Nën drejtimin e 43 vjeçarit, Barça e ka fituar edhe Superkupën e Spanjës këtë vit futbollistik.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share