Në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni, mjekja e cila iku nga Maqedonia – Isnisha Farizi tha që arsyeja e ikjes nga Maqedonia të shumë stafit shëndetësor janë, arsyjet financiare, ekonomike, shëndetësore dhe punësimet partiake.
”Ashtu siç e mora edhe unë vendimin me ato arsye të shumta që kisha mendoj që çdo i ri ka ato arsye, pik së pari një ndër arsyet kryesore janë çështjet financiare, ekonomike. Shërbimi Shëndetësor gjithashtu ka qenë një nga arsyjet e ikjes nga vendi. Sepse duhet të trokisim në një shtëpi partiake për të kërkuar vend pune” – tha Isnisha Farizi. /KlanMacedonia/