Rikthehet Papa, drejtoi shërbesën në Vatikan

Pagëzohen besimtarë të përzgjedhur nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara, Nigeria, Italia dhe Venezuela

Papa Françesku u rikthye në publik duke kryesuar meshën e Pashkës në Bazilikën e Shën Pjetrit, një ditë pasi anashkaloi procesionin e së Premtes së Mirë për shkak të motit jashtëzakonisht të ftohtë në Romë.

Shërbesa e mbrëmjes filloi në errësirë. Më pas, pjesa e brendshme e kupolës u ndriçua, duke reflektuar besimin e krishterë se Jezusi u ngrit nga vdekja e tij pas kryqëzimit dhe se mirësia mund të triumfojë mbi të keqen.

Në fillim të vigjiljes së Pashkës, Papa Françesku, gdhendi në një qiri një kryq, shkronjën e parë dhe të fundit të alfabetit grek alfa dhe omega dhe numrat e këtij viti. Më pas qiriri i ndezur u çua nga një klerik në pjesën qendrore të bazilikës. Dhjetëra kardinalë dhe prelatë të tjerë pasuan, secili me një qiri më të vogël të ndezur.

“Kisha u bën thirrje bijve dhe bijave të saj, të shpërndarë nëpër botë, të mblidhen së bashku dhe të luten”, tha Papa Françesku, duke filluar shërbesën.

Gjatë shërbesës u pagëzuan tetë besimtarë të përzgjedhur nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara, Nigeria, Italia dhe Venezuela.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share