MBI 400 OBJEKTIVA U GODITEN DHE NJE NUMER TE MADH MILITANTESH U VRANE, OKB: MUNGESA E NDIHMAVE PO PERSHKALLEZON KRIZEN
Izraeli goditi sërish objektivat në Rripin jugor të Gazës duke intensifikuar ofensivën që nisi pas një armëpushim njëjavor me Hamasin. Të paktën 200 palestinezë janë vrarë që nga rifillimi i luftimeve. Sulmet e ndërsjellta ka rritur gjithashtu shqetësimet për 136 pengje të cilët mbahen ende robër nga Hamasi. Ndërkaq OKB ka deklaruar se mungesa e ndihmave në Rripin e Gazës po përshkallëzon krizën.
Sulmet ajrore izraelite goditën Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, ndërsa Izraeli po intesifikon ofensivën e tij kundër militantëve të Hamasit pas armëpushimit.
Të paktën 200 palestinezë janë vrarë që nga rifillimi i luftimeve, edhe pse Shtetet e Bashkuara i kërkuan aleatit Izraelit të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur civilët. Banorët palestinezë thanë se shtëpitë dhe tre xhami ishin shkatërruar në Khan Younis në orët e fundit. Ushtria izraelite tha se në 24 orët e fundit se forcat e saj tokësore, ajrore dhe detare kishin goditur 400 objektiva dhe kishin vrarë një numër të konsiderueshëm luftëtarësh të Hamasit.
Rifillimi i luftimeve të ashpra ka rritur gjithashtu shqetësimet për 136 pengje , të cilët, sipas ushtrisë izraelite, mbahen ende robër nga Hamasi dhe militantët e tjerë. Për familjet e pengjeve të mbetura, rënia e armëpushimit ishte një goditje. Gjatë armëpushimit, Izraeli liroi 240 palestinezë nga burgjet e tij, ndërsa Hamasi 105 pengje.
Ushtria hodhi fletëpalosje një ditë më parë duke paralajmëruar banorët të largoheshin, sipas Kombeve të Bashkuara. Në pamundësi për të shkuar në Gazën veriore ose në Egjiptin fqinj, e vetmja zonë shpëtimi është të lëvizin brenda një zone në Gaza prej 220 kilometrash katrorë.
Ndërkaq Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmën për refugjatët palestinezë (UNRËA) ka bërë të ditur se asnjë ndihmë nuk ka arritur në Gaza që nga përfundimi i armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. OKB shprehet se kriza mund të përshkallëzohet ndërsa miliona njerëz janë në kufinjtë e urisë.
Gjithashtu forcat izraelite vazhdojnë fushatën e arrestimeve në Bregun e pushtuar Perëndimor. Ushtria izraelite arrestoi shtatë persona në Nablus. Që nga fillimi i luftës, më shumë se 3200 palestinezë në të gjithë territoret e pushtuara janë arrestuar, si dhe 246 civilë janë vrarë që nga 7 tetori më shumë se një e katërta e tyre fëmijë.