Çështja e pazgjidhur e autoritetit të Kishës Serbe në Malin e Zi po krijon sërish tensione në këtë vend.
Partitë e opozitës kundërshtojnë projekt-marrëveshjen mes qeverisë malazeze dhe Kishës Ortodokse serbe, në një pikë të së cilës pranohet se Kisha Ortodokse serbe i ka rrënjët në Malin e Zi. Kjo pikë bie kundërshtim me përpjekjet për një kishë ortodokse malazeze, të pavarur nga patriarkana serbe, që i heq asaj të drejtat e pronësisë së objekteve të komunitetit ortodoks në Malin e Zi.
Draft-marrëveshja mbështetet nga Fronti Demokratik pro-serb në qeveri, por kundër saj është presidenti Milo Gjukanoviç. Deputetët e partisë së tij socialdemokrate mbështetën krijimin e qeverisë së Dritan Abazoviçit, pa marrë pjesë në qeveri, por pa votat e tyre qeveria rrezikon të bjerë.
Vetë Abazoviç ruan një pozicion neutral ndaj projekt-marrëveshjes së hartuar nga një grup këshillimor nga përfaqësues të partive parlamentare. Përpjekjet për shkëputjen e kishës malazeze nga varësia e patriarkanës serbe çuan në protesta masive të serbëve të Malit të Zi që rrëzuan në 2020-ën, qeverinë e socialdemokratit Dushko Markoviç.
Tv Klan