Rikthehen emocionet europiane në ‘Air Albania’

UEFA zhvendos në Tiranë duelin e Conferenca League, Ballkani-Viktoria Plzen

Himni Europian i UEFA Konferencë Ligë do të dëgjohet sërish në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’. Pas finales së edicionit të parë vitin e shkuar, impianti modern në Tiranë do të pres sfidën e fazës së grupeve mes kampionëve të Kosovës, Ballkanit dhe çekëve të Viktoria Pëlzen.

Gjendja e keqe e stadiumit në Prishtinë ka bërë që UEFA të miratojë ‘Air Albania’ si shtëpinë e re të skuadrës nga Suhareka. Ndeshja Ballkani – Pëlzen do të luhet të enjten. Skuadra çeke tashmë e ka siguruar fazën eliminatore, ndërsa Ballkani po lufton për vendin e dytë me Astanan dhe Dinamon e Zagrebit.

Kampionët e Kosovës dhe Astana kanë nga katër pikë, ndërsa kroatët tre pikë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share