Rihapen plazhet në Odesa, vendimi mirëpritet nga banorët vendas

Plazhet do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri ne 20:00

Disa plazhe në qytetin Odesa janë hapur për banorët për herë të parë që kur Rusia nisi sulmet ushtarake ne Ukrainë.

Vendimi për hapjen e plazheve u mor bashkërisht nga administratat civile dhe ushtarake të qytetit, tha guvernatori i Odesa-s, Oleh Kiper në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Oleksandër, roje shpëtimi dhe një ish-zhytës tha se një rrjetë kundër minave ishte vendosur për të parandaluar që ato të kalojnë në sipërfaqe të cekët duke mos rrezikuar kështu banorët.

“Një rrjetë kundër minave u vendos midis dy kalatave atje. Stuhia mund t’i shtyjë minat me ujë të cekët deri në sipërfaqe. Ato mund të shpërthejnë prandaj e bëmë këtë gjë. Rrjeta do t’i ndalojë që të vijnë në sipërfaqje.”

Hapja e plazheve ka qenë një vendim i mirëpritur për banorët.

“Kam ëndërruar të shkoj në plazh. Na ka munguar shumë. Por siguria është prioriteti kryesor. Ne lexuam se cilësia e ujit është e kënaqshme, se uji është i pastër. Kështu që vendosëm të vijmë në plazh për të bërë zhytje në det.”

Plazhet do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00. Odesa, porti më i madh dhe baza detare e Ukrainës, është sulmuar në mënyrë të përsëritur me raketa dhe drone që nga viti i kaluar.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share