Rihanna zbulon se është sërish shtatzënë

Në spektaklin e SuperBowl në SHBA ku Rihanna krijoi një atmosferë elektrizuese, këngëtarja nga Barbadosi zbuloi se është sërish shtatzënë. 34-vjeçarja u shfaq në skenë me barkun e rrumbullakosur.

Javën e kaluar, në një intervistë u pyet nëse do të kishte ndonjë surprizë gjatë performancës në SuperBowl, dhe përgjigjia e saj ishte: “Po mendoj të sjell dikë”.

Dhe kështu bëri. Barku i saj i rrumbullakosur tregoi se këngëtarja është përsëri në pritje të ëmbël.

34-vjeçarja ishte veshur me një xhamsut të kuq duke evidentuar qartazi se kujt i referohej me togfjalëshin “Po mendoj të sjell dikë”.

Rihanna performoi disa nga hitet e saj duke mahnitur publikun me koreografinë e përgatitur. Platformat e lëvizshme mbi të cilat Rihanna performonte në lartësi, ndërsa kërcimtarët po qëndronin poshtë, elektrizuan edhe më shumë atmosferën e SuperBowl. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share