Do performojë në shfaqjen e Super Bowl
Nëntë herë fituesja e çmimit Grammy, Rihanna do të rikthehet në skenë këtë fundjavë për të performuar në shfaqjen e Super Bowl.
Duke folur për mediat nga Arizona, ajo foli për përgatitjet e fundit për këtë shfaqje të madhe, por zbuloi pak për atë çfarë admiruesit e saj do të shohin këtë fundjavë.
“Kemi qenë duke punuar për disa kohë për të dhe çdo ditë i afrohet gjithnjë më e shumë produktit final. Sot është një provë e madhe, shumë e rëndësishme që do të jetë thelbësore për të dielën”.
Gjithsesi Rihanna la të kuptohej se në performancën e saj do të përfshijë edhe elemente të kulturës nga ajo vjen.
“Dua të them, kjo është një pjesë e madhe e arsyes pse është e rëndësishme për mua të bëj këtë shfaqje. Të përfaqësoj emigrantët, vendin tim, Barbados, dhe gratë me ngjyrë kudo që janë”.
Ylli i muzikës, e cila mbush 35 vjeç më 20 Shkurt thotë se ka qenë aq e fokusuar në këtë shfaqje sa “harroi fare” për ditëlindjen e saj dhe festën e Shën Valentinit.
Tv Klan